Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë të martë gjatë orëve të pasdites në rrugën Lezhë-Milot.

Siç mund të shihni në këtë video të mbërritur në rubrikën “Kallëzo”, në aksident u përfshinë një Seat me targa AA 187 NM dhe një Benz me targa AA 777 SY.

Si pasojë e përplasjes, makina Benz ka përfunduar në anë të rrugës duke u përplasur barrierat anësore, duke marrë dëmtime të shumta. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk raportohet për të lënduar.

Në vendngjarje shkuan forcat e policisë, ndërsa siç mund të shihet edhe në video, si pasojë e këtij aksidenti, pati dhe rëndim të trafikut.

/tvklan.al