Një makinë është përfshirë nga flakët këtë të premte në Tiranë. Ngjarja është regjistruar në rrugën “Xhanfize Keko”.

Siç duket në videon e dërguar për rubrikën “Kallëzo”, në vendin e ngjarjes ka shkuar menjëherë policia dhe shërbimet zjarrfikëse që po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve.

Policia ka njoftuar se mjeti tip “Volkswagen” ka marrë zjarr në lëvizje. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Me datë 12.05.2023, rreth orës 16:35, në rrugën “Xhanfize Keko”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A. Xh., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Megjithatë hetimet e policisë do të sqarojnë rrethanat dhe shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje./tvklan.al