Një pallat është përfshirë nga flakët në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur te “Medreseja” rreth orës 08:30 të mëngjesit

Policia njoftoi se zjarri ka rënë në katin e fundit të një pallati në ndërtim. Mësohet se nga ngjarja ka vetëm dëme materiale.

Atje ndodhen forcat zjarrfikëse që po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve.

Siç duket edhe nga pamjet që janë dërguar në redaksinë e Tvklan.al për rubrikën “Kallëzo” flakët kanë qenë të forta duke shkaktuar edhe tym.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit./tvklan.al