Një makinë brenda të cilës udhëtonin 3 persona përfundoi në kanal orët e para të mëngjesit. Një prej tyre humbi jetën në vend, ndërsa 2 të tjerë u dërguan në spital në gjendje të rëndë. Aksidenti rrugor ndodhi në rrugën Fier-Roskovec në vendin e quajtur “Kthesa e Verbasit”.

Viktima është 52-vjeçari Agron Shehaj, ndërsa të plagosur kanë mbetur Marsel Shametaj, 25 vjeç dhe Elton Çobaj 26 vjeç. Sipas policisë në drejtimin e makinës ka qenë Çobaj. I riu nga Patosi mësohet se i jepte makinës në gjendje të dehur.

Nuk dihet nëse edhe dy personat e tjerë kane qenë në lokal gjatë natës me të, por bashkë po udhëtonin në drejtim të Beratit. Sapo kanë kaluar fshatin Verbas, drejtuesi nga shpejtësia ka humbur kontrollin dhe makina përfundoi në kanal pasi ka bërë disa rrotullime. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

/tvklan.al