Shfaqja “Medea” ka bërë bashkë emra të madhej të aktorëve shqiptarë. Ndër ta është edhe Alfred Trebicka.

Aktori ishte sot i ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë” nga ku rrëfeu incidentin që i ndodhi në teatër për shkak të të cilit përfundoi në spital.

“Në momentin e fundit të provës gjenerale për shfaqjen “Medea” u fikën dritat siç ndodh pas shfaqjes dhe një nga objektet e skenës nuk ishte në vendin ku kishte qenë gjimonë dhe në atë errësirë duke tentuar të dal nga skena u përplasa me atë objekt hekuri. Në momentin e parë nuk mendova se ishte shumë rëndë por pasi u qetësua situata pashë që ishte e nevojshme një ndërhyrje kirurgjikale”,

tha Trebicka.

/tvklan.al