Duke thyer barrierat e vendosura nga protestuesit… Në këtë mënyrë nisi fushata e Donald Tramp në Kaliforni. Mbështetësit dhe kundërshtarët e të nominuarit republikan për president u përplasën me njëri-tjetrin në rrugët e qytetit të San Diegos.

Gurë e sende të tjera u hodhën drejt policisë që përpiqej të ndante dy grupet, ndërsa në pranga ranë më shumë se 30 persona

I konfirmuar zyrtarisht si i nominuari i Partisë Republikane, Donald Tramp po zhvillon fushatën e tij në Kaliforni, ku do të mbahen zgjedhjet më 7 qershor.

Kalifornia është një nga shtetet ku miliarderi amerikan ka bërë shumë kundërshtarë si pasojë e deklaratave të tij për ngritjen e murit në kufi me Meksikën. San Diego ka një shumicë popullsie hispanike dhe mijëra njerëz kalojnë përditë kufirin me Meksikën në mënyrë të ligjshme. /TV KLAN