Këto pamje të sherrit masiv vijnë nga parlamenti turk.

Dhjetra deputetë të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim e Presidentit Rexhep Taip Erdoan dhe parlamentarët opozitarë pro kurdë u përplasën fizikisht në sallë, ku po diskutohej heqja e imunitetit për deputetët.

Heqja e imunitetit për deputetët kërkon ndryshime kushtetuese dhe është një lëvizje e mbështetur nga qeveria.

Opozita pretendon se kjo lëvizje ka si qëllim mbytjen e kundërshtarëve politikë.

Pas ngjarjes, Presidenti turk Erdoan tha se deputetët pro – kurdë i shmangen hetimit pasi, ata nuk janë gjë tjetër veçse një shëmbëlltyrë e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit PKK, që cilësohet si organizatë terroriste në Turqi.

Tv Klan