Miriam Cani është përlotur në studion e emisionit “Rudina”, teka foli për humbjen e nënës së saj.

Këngëtarja tha se ka qenë shumë e lidhur me nënën, teksa shtoi se ajo mbetet model për të.

“Çdokush nga ne e ka model nënën e tij. Ajo mua më frymëzon, është motiv për mua në shumë gjëra. Kam qenë shumë e lidhur me të. Është shumë e vështirë të gjesh fjalët. Janë të paktat rastet kur funksionin shprehja: Koha shëron çdo palgë. Në këtë rast ti thjeshtë mësohesh të bashkëjetosh. 

Mamaja ime ishte tip i butë, ia dedikonte jetën e saj familjes

”,

tha këngëtarja.

/tvklan.al