3 makina u përfshinë në një aksident gjatë orëve të mbrëmjes së kësaj të diele në rrethrrotullimin e Rrogozhinës. 

Siç mund të shihet edhe në këto pamje të mbërritura në redaksinë e tvklan.al, përplasja ishte e fortë, aq sa një prej makinave doli jashtë rruge, duke përfunduar në fushë. Megjithatë, dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thonë se personat e përfshirë në aksident kanë pësuar dëmtime të lehta.

Por ky aksident nuk ka kaluar pa probleme për të gjithë ata që ktheheshin nga jugu, të cilët u detyruan të qëndronin të bllokuar në trafik për shkak të radhëve kilometrike të automjeteve.

Në vendin e ngjarjes shkuan ambulanca, zjarrfikësja e policia. Kjo e fundit po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit./tvklan.al