Dy makina janë përplasur në kryqëzimin e Gjadrit në Lezhë. Klan News raporton se njëra prej tyre ka marrë flakë.

Deri tani mësohet se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse për të neutralizuar flakët dhe policia e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të përplasjes së makinave.

Njoftimi zyrtar i Policisë Lezhë:

Rreth orës 12:45, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjadrit” mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin A.S. është përplasur me mjetin tip”Fiat” me drejtuese shtetasen A.Z., ku si pasojë e përplasjes ka marrë flakë mjeti tip “Ford”.

Nuk ka njerëz të dëmtuar, vetëm dëme materiale.  Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./tvklan.al