Këto janë pamjet e një aksidenti të rëndë të ndodhur mesditën e kësaj të premteje në autostradën Tiranë-Durrës.

Siç mund të shihet në videon e siguruar nga Klan News, tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta. Për pasojë një grua mbeti e plagosur, mësohet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë forcat e policisë dhe ambulanca.

“Rreth orës 12:45, në autostradën Tiranë-Durrës, janë përplasur 3 mjete me drejtues S. E., M., B., dhe Th. G. Si pasojë është dëmtuar shtetasja E. B., 68 vjeçe, pasagjere në mjetin me drejtuese M. B, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet përkatëse për përcaktimin e rrethanave të aksidentit“, tha Policia e Tiranës në një informacion paraprak për mediat./tvklan.al