Megjithëse temperaturat kanë shënuar rritje të ndjeshme në të gjithë vendin prej disa javësh, shirat e rrëmbyeshëm të orëve të fundit kanë shkaktuar përmbytjen e disa serave të Goriçan të Beratit.

Në videot dhe fotot e dërguara në rubrikën

“Kallëzo”,

tvklan.al

, shihen qartë dëmet e shkaktuara si pasojë e daljes nga shtrati të përroit të fshatit.

Pronarët e serave thonë se dëmet në të mbjella janë tepër të mëdha. Sipas banorëve, përmbytjet në këtë muaj të vitit janë të pazakonta.

/tvklan.al