Larmia e produkteve në treg bën që ditët e sotme qytetarët të kenë mundësinë që të zgjedhin më të mirat, me cilësoret e mbi të gjitha më të sigurtat.

Por sa të sigurta janë produktet që gjenden nëpër dyqane e supermarkete?

Vetëm një javë më parë, një kamera e fshehtë e emisionit “STOP” pasqyroi mënyrën sesi firma “Osumi food”, prodhonte produkte ushqimore në një ambient me kushte të mjerueshme higjeno-sanitare.

Por një tjetër kamera e “STOP” e thellon edhe më shumë këtë skandal, pasi siguria mungon edhe në pijet që konsumojmë. Që nga vaji i ullirit, e deri tek pijet alkoolike.

Këtë herë, në rrjetën e kamerave të fshehta të emisionit ka rënë firma e pijeve “Briland Shkodër”.

Një qytetar i interesuar i drejtohet magazinave të firmës në qytetin e Shkodrës dhe pronari i saj i premton të “prodhojë” çfarëdo lloj cilësie që t’i kërkohet dhe me kosto të ulët.

Pasi bëjnë pazaret, pronari i kërkon qytetarit që të shprehet se produktet ia sjell një shok me makinë nga Italia.

***

Qytetari – Te ekonomisti më thanë me prit.

Ekonomisti

Po, hajde!

Qytetari– Këtu, si po ju shkojnë punët?

Ekonomisti

Mirë more, mirë unë punoj këtu, jam angazhuar. Xhavidi është pronari i firmës, unë jam ekonomisti.

Qytetari – Ju merreni me ambalazhimin e të gjitha produkteve apo keni vetëm produktet tuja?

Ekonomisti

Po prodhojmë… pije freskuese zakonisht.

Qytetari – Po përshembull për këtë B52.

Ekonomisti

E ka prodhuar.

Qytetari – E ambalazhoni këtu ju?

Ekonomisti 

Po!

Qytetari – Sa produkte keni?

Ekonomisti

Sa të duash, 30 produkte. Alkoolike… dhe pijet alkolike. Të gjitha. Verërat të gjitha llojet.

Qytetari – Freskueset i paskeni gati të gjitha. Nejse, ti e di më mirë tashi. Krahasimi me tregun dhe krahasimi me atë, që në qoftë se unë du me marrë këtu, cilësinë e vendosim ne, të flasim tamam tashi. Drejtpërdrejt, cilësinë e vendosim në bazë të çmimit, me dashtë.

Ekonomisti

Po!

Qytetari – Me një fjalë, unë e dua këtë produkt, po themi B52, në qoftë se është 40 lekë të vjetra në treg, unë me dashtë me e porosit me 25 lekë të vjetra, bohet kjo gjë? Ndrysho cilësinë, flas.

Ekonomisti – Me urdhër të Xhavitit, po!

Takim me pronarin, Xhavitin.

Xhaviti 

Si kaluat?

Qytetari – Si je?

Xhaviti 

A jeni mirë?

Qytetari – Mirë!

Xhaviti 

Ke ndonjë makinë?

Qytetari – Kam një furgon. Une ia mora një broshurë, ia mora për kuriozitet.

Xhaviti 

Me pak shpenzime, ju bo punë….

Porosia në magazinë.

Qytetari – Unë desha me marrë pak nga të gjitha. Tashi dëgjo: B52, coca – cola, freskuese, kanace. Ca të kesh pije alkoolike, konjak, fërnet, verë…, me një fjalë, m’i bëj nga dy mostra. Të gjitha këto, i ambalazhoni këtu ju?

Po, tana i bëjmë.

Qytetari – Janë produktet tuaja? B52 me çfarë çmimi e keni pas ju? Nejse, po e diskutoja edhe me atë.

Qytetari – Kjo? Vaj ulliri? Ça vaji është?

Kjo është..

Qytetari – Shampanjë.Nja katër shishe konjak, katër shishe fërnet. Po këto me whiskey p.sh?

Unë marr kështu, të hapun whiskey ose vodka të hapur. Jo në shishe.

Qytetari – Si mund me e marrë? Me e marrë me 5 litroshe…, 10 litroshe.

Po!

Qytetari – E keni ju këtë?

Po! Ke whiskey, xhin edhe vodka. I çoj kështu në lokale të tjera, se këto ecin më shumë në diskot sepse në lokale përdorin më shumë konjak e raki. Tek diskot, p.sh të tëra të hapura i marrin si xhin, vodka…

Qytetari – I marrin 5 litroshe?

Po, fiks!

Qytetari – Si e keni paketimin ju?

Punonjësi– E bëjmë kështu në bidon 5 litërsh. Si e me dasht, o në 2 litërsh, 3 litërsh…

Qytetari – M’i bëj nga dy litra të gjitha!

Magazinieri 

Dy biter, dy cola kështu…, një cola të vogël, një uthull një litërshe, dy majonezë, dy vaj tre litërshe, 2 vaj 0.5, 2 vaj një-litërsh. Ke katër konjak 0,75 % ,ke dy fërneta gjysëm kilëshe, dy ponca gjysëm kilëshe, dy konjak 0,75 % . Ke dy shardone 0.75,  dy vera kabërnet 0.75,  Dy vranac 0.75,  edhe dy spumante 0.75, dhe një uzo 0.5. Ky është malli.

Qytetari – Po atë whiskey-n?

Magazineri

Ke xhin 1.5 (litra), ke vodka 1.5 litra, ke edhe whiskey 1.5 litra.

Qytetari – Këto janë produkte, që ju i prodhoni?

Magazineri

I prodhojmë vetë.

Qytetari– Ok! Ma jep edhe faturën.

Magazineri

Fatura është dyqind ose njëzet mijë e dyqind e tridhjetë lekë.

Qytetari– Kaloji edhe një herë, të lutem!

Magazineri

Ok!

Qytetari – Në rregull je?

Magazineri

Po!

Pronari

N.q.s, thua, që e ke bërë këtu në Shqipëri…

Qytetari – Mbaroi filmi.

Pronari

S’je në gjendje me marrë tek unë.

Pronari

M’i bjen një shok nga Italia…, m’i bjen nga 20 litra, 30 litra, është një shofer, që m’i bjen  n.q.s, ke mundësi.

Qytetari – Ju intereson ajo pjesë.

Pronari

Fiks me pullë, pa pullë, si t’i duash ti. Mua më ke të gatshëm me punu, si të duash ti. Më kupton?

/tvklan.al