Në puntatën e fundit të emisionit “Stop” për këtë sezon u kujtuan disa nga komentet më pikante të moderatorëve Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj:
– Ndotjet në det janë kthyer në shqetësim për të gjithë, pasi aty gjen lloj lloj orendish.
– Në spitalet tona mund të ndodhë që të ngatërrohet sonda e fibroskopisë me atë të kolonoskopisë.
– Proteza e gojës, e bërë në “Dental Turk”, jashtë funksionit dhe e parimbursueshme.
– Makinat me xhama të zinj nuk lejohen të qarkullojnë në vendin tonë, edhe pse shpesh të tillë kanë dalë nga fabrika./
tvklan.al