Një pilot në karrierë ka bërë një manovër të papritur përpara se të ulte aeroplanin me 200 pasagjerë në aeroportin e Dusseldorfit.

Piloti i “Air Berlin” Michel R. 60 gram kishte marrë leje nga kulla e trafikut ajror që të bënte një xhiro afër me pistën përpara se të ulej.

Disa dëshmitarë thanë se ishin frikësuar nga veprimi i papritur i pilotit. Aeroplani bëri një kthesë të fortë majtas drejt ndërtesës së terminalit, ndërsa njerëzit që ndodheshin në tarracë u frikësuan pasi menduan se avioni po rrëzohej.

Pas kësaj manove të ndodhur më 16 Nëntor, piloti u pezullua por u rikthye në punë disa ditë më vonë pasi u sqarua ngjarja. /

tvklan.al