Trupi  i një të riu është gëlltitur nga një gjarpër 7 m i gjatë. 25-vjeçari Akbar Salubiro ishte zhdukur një ditë më parë. Të shqetësuar për humbjen e tij, shokët dolën për ta kërkuar në një fshat të largët në ishullin e Sulawesi në Indonezisë, aty ku dhe ai punonte. 

Gjatë kërkimeve ata kanë parë një piton dhe kuptuan që diçka nuk shkonte me trupin e tij. Ata vendosën që të vrisnin gjarprin dhe më pas të çanin trupin e tij.

Videoja e pabesueshme tregon pamjet e të riut në trupin e pitonit.

https://www.youtube.com//embed/oYVWYXz8R_E

Miqtë e Akbar Salubiro janë shokuar kur kanë parë trupin e tij në bark, ende i veshur me çizme, pantallona të shkurtra dhe një bluzë.

Mediat lokale kanë raportuar se gruaja e Ekberit, Munu, e ka marrë vesh në media se bashkëshorti i saj kishte vdekur. Disa nga banorët e fshatit kanë treguar se kishin dëgjuar klithma natën që Akbar është gllabëruar nga gjarpri./tvklan.al