Video/ ‘Po na pushtojnë alientët’, panik mes banorëve

Video/ ‘Po na pushtojnë alientët’, panik mes banorëve

11:41 09/11/2017

Disa banorë të një fshati në Ukrainë u frikësuan për një pushtim alienësh, kur disa drita të çuditshme u shfaqën në qiell.

Dritat e ndritshme ngritën dyshime për praninë e UFO-ve tek banorët në fshatin Novogradovka, në jug-perëndim të Odessa-s.

Shtatë drita u shfaqën në qiell duke qëndruar në një formacion, sikur të ishin të lidhura me njëra-tjetrën.

Pamjet u publikuan nga Ivan Rusev, i cili tregoi se objektet ishin shfaqur papritur në një lartësi të konsiderueshme dhe qëndruan të dukshme për afërsisht 12-15 minuta.

Që në momentin që dolën pamjet mendohet se mund të jenë drita që përdoren për të trajnuar ushtarët ukrainas, por nuk ka asnjë detaj të publikuar se nga çfarë janë të përbëra ato.

Siç duket edhe në video, një dritë bie nga qielli sikur është goditur.

/tvklan.al

Të ngjashme
UKT