Publikohet videoja e një incidenti mes dy shtetasëve amerikanë dhe dy pjesëtarë të Njësisë së Mbrojtes së Afërt të Policisë së Kosovës, të ndodhur rreth 1 viti e gjysmë më parë.

Dy amerikanët Jonay dhe Olga Jonay po udhëtonin sëbashku me dy persona të tjerë nga Kosova, Blerim Ramosaj dhe Besnik Gashi dhe ndodheshin në hyrje të autostradës Gjurgjicë, në anën e korsinë e shpejtësisë, kur nga pas vjen më shpejtësi makina Toyota e dy efektivëve të policisë, Ramadan Krasniqi dhe Bajram Gashi.

Ky i fundit nxjerr pistoletën dhe ia drejton shoferit me qëllim që t’i lironte korsinë.

Në këtë moment, njëri prej shqiptarëve në makinë telefonon policinë, ndërsa e xhirojnë të gjithë ngjarjen.

Në hyrje të Fushë – Kosovës, do të ndodhte një skenë e denjë për filmat aksion, pasi dy policët të veshur civilë, i bllokojnë rrugën makinës, nxjerrin armët i kërkojnë që të dalin jashtë.

Katër personat në makinë nuk pranojnë të dalin dhe i përgjigjen se do të qëndrojnë aty derisa të mbërrijë policia.

Si të mos mjaftonte e gjitha kjo, pas mbërritjes së policisë, dy amerikanët sëbashku me dy personat e tjerë shoqërohen për në stacionin policor, si të dyshuar dhe prokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës kërkoi që t’i mbante për 48 orë.

Megjithatë, pas njoftimit të Ambasadës Amerikane, ndërhyu Kryeprokurori Imet Beka dhe pasi shqyrtoi çështjen tha se nuk kishin kryer asnjë vepër penale.

Pasi u liruan, atyre iu kërkua që ta fshinin videon që kishin regjistruar, megjithë siç rezulton, ata nuk iu bindën kërkses në fjalë dhe sot, mund të shihni ngjarjen e plotë.

Ramadan Krasniqi dhe Bajram Gashi në atë kohë kishin në mbrojtje kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj./tvklan.al