Një peshkaqen i bardhë gjigant shtangu oficerët e policisë, kur iu afrua më shumë seç duhet teksa po patrullonin në brigjet e Australisë.

Oficerët po lëviznin me një gomone në Tapley Shoal, kur peshkaqeni u shfaq nën ujë mes mjetit të policëve dhe një anije të vogël për ku ishin nisur për inspektim.

Një prej personave që ndodhej në anijen e peshkimit, duke folur për mediat australiane rrëfeu se ai sëbashku me miqtë e tij po përpiqeshin të largoheshin nga përbindëshi i detit, kur policia i kërkoi që të ndalonin.

Mark Oats tha se peshkaqeni ishte rreth 5 metra i gjatë dhe fillimisht po ndiqte varkën e tyre të peshkimit, derisa erdhën oficerët e policisë.

Këta të fundit po bënin kontroll rutinë të anijeve të peshkimit kur u përballën me peshkaqenin gjigant. I pagëzuar me emrin Noah nga oficerët, grabitqari kaloi mes mjeteve lundruese pa shkaktuar ndonjë incident.

/tvklan.al