200 kilogramë kanabis, 4 litra vaj hashashi si 4 të arrestuar është bilanci i një aksioni antidrogë nga policia e Lezhës.

Në pranga kanë rënë Tofik Koleci, Miri ( Ardit) Koleci, Mirand Qira dhe Ndriçim Doku të katërt nga Kruja. Hetimi për këtë çështje kishte disa javë që kishte filluar dhe po punohet për të identifikuar personat e tjerë.

Vazhdon puna për evidentimin e personave të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë për ndjekje të mëtejshme për veprat penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike’ kryer në bashkëpunim” dhe ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

/tvklan.al