Një vajzë 11-vjeçare nga Anglia me prindër shqiptarë ka dërguar një mesazh përmes një video në “E Diela Shqiptare”. Sara ka dëgjuar për tërmetet në vendin tonë dhe është tepër e prekur. Ajo dëshiron që të japë kursimet e saj për të ndihmuar sadopak bashkëmoshatarët e saj.

Mes lotësh, ajo kërkon leje nga babai i saj, për ta bërë diçka të tillë. Gjithashtu, Sara shpreson që çdokush të japë diçka për familjet e prekura, sepse ata nuk e meritojnë çfarë ka ndodhur.

Sara: Unë jam Sara, jam 11 vjeç. Jam shqiptare dhe jetoj në Londër. Më falni që Gjuhën Shqipe nuk e flas mirë. Arsyeja që po e bëj këtë video është sepse kam parë në lajme në Shqipëri, që ka patur shumë tërmete dhe unë ndihem shumë shumë keq. Kështu mendova të dërgoj kursimet e mia dhe t’i ndihmoj ata. Sigurisht më duhet leja e babit tim dhe mendoj të shkoj ta pyes tani.

Babai: Çfarë po bën, po më regjistron?

Sara: Po sepse pata një ide, sepse pashë në lajme që kishte shumë tërmete së fundmi.

Babai: Pse po qan, çfarë ka ngjarë?

Sara: Ndihem kaq keq për ta dhe mendoj që t’ju dërgoj kursimet e mia, është në rregull për ty?

Babai: Po vogëlushe, kujt do t’ja dërgosh?

Sara: Xhaxhi Arditit!

Babai: Mos qaj, dëgjo, sa para ke këtu?

Sara: Rreth 100 paund!

Babai: Do t’ua dërgosh atyre?

Sara: Po!

Babai: Je e sigurt?

Sara: Po!

Babai: Në rregull, mund ta bësh. Unë do t’i dërgoj.

Sara: Unë shpresoj që çdokush t’u dërgojë atyre të paktën 50 paund, t’i ndihmojë sepse nuk e meritojnë çfarë ndodhi, ata nuk kanë bërë asgjë./tvklan.al