“Mjekësia Moderne” titullohet libri më i fundit i shkruar nga Neshat Kapinova.

Ky libër na mëson se si të gjithë ne nuk duhet të neglizhojmë sinjalet që trupi na dërgon dhe duhet t’i drejtohemi mjekut specialist, por edhe se si mund ta ndihmojmë veten në mënyrë individuale.

Vetë autori, i ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan foli rreth librit, por u gjend i sikletosur përballë pyetjeve të drejtueses së emisionit, Rudina Magjistari.

“Kafeja, shfryrja e hundëve dhe seksi mund të shkaktojnë goditje në tru”,

shkruan në libër Kapinova, por i pyetur rreth kësaj që vetë autori thotë mes rreshtash, ai tha se s’mund të flasë për to sepse i vjen “zor”.

“Për këtë libër unë jam mbështetur tek literatura shkencore, por edhe tek prakticiteti. Unë kurrë nuk kam shkuar tek mjeku, kam patur gjithnjë interes për të marrë informacion. Për të patur stil të shëndetshëm jetese duhet të zgjedhësh shumë mirë. Por nuk mund të flas për të gjitha sepse më vjen zor”,

tha Kapinova.

/tvklan.al