Ky është momenti kur një punonjës aeroporti xhirohet duke hapur valixhen e një pasagjeri nga ku vjedh një altoparlant.

Një pasagjer i kompanisë ajrore Ryanair, nga Ibiza në Madrid, filmoi aktin e vjedhjes para se të njoftonte një stjuart.

Policia arrestoi punonjësin e aeroportit dhe bëri që t’ia kthejë sendin e vjedhur pronarit të tij, një djali adoleshent që po udhëtonte me mamanë. Transportuesi i bagazheve, tashmë po përballet me gjykatën ndërkohë që kishte vetëm tri ditë që kishte nisur punë në aeroport.

Videoja, tregon burrin i cili hap me kujdes valixhen, ndërkohë që merr altoparlantin dhe e fsheh tinëzisht në xhepin e pantallonave të tij. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së premtes.

Verën e kaluar një tjetër punonjës në aeroportin e Ibizës u xhirua ndërkohë që hidhte valixhet në mënyrë shumë të shkujdesur dhe jo profesionale./tvklan.al