Ky është momenti i adhurueshëm kur një luan deti i jep një zhytësi një puthje në buzë.

Videoja, e postuar në Facebook nga zhytësi, tregon momentin kur luanët e detit duken shumë  të lumtur nga prania e tij.

Por një  njëri prej tyre duket më miqësor se të tjerët, duke u ngjitur në trupin e të riut për t’i dhënë një puthje të lehtë në buzë.

Gjitari më pas duket të jetë kurioz për syzet e zhytësit ndërsa ai noton me dy persona të tjerë në Puerto Madryn, Argjentinë.

Pamjet të cilat u xhiruan në Qershor të vitit 2014, u botuan këtë javë dhe nuk është hera e parë që ky zhytës ndan eksperienca të tilla me luanët e detit.

Puerto Madryn është një destinacion i famshëm për turistët për të takuar gjitarët në habitatin e tyre./tvklan.al