Aktori kontrovers Mel Gibson është vënë në qendër të vëmendjes, për një gjest të tij, për të cilin ka marrë kritika të shumta. Në rrjete sociale po qarkullon një video e bërë në Las Vegas në një ndeshje boksi, ku aktori Gibson përshëndet ish-presidentin Donald Trump në mënyrë ushtarake.

Sipas gazetës “The Independent”, shumë komentues në rrjete sociale i kanë kujtuar aktorit historinë e gjesteve antisemite, homofobe e raciste. “Mel Gibson që bëhet sikur është ushtar përshëndet Donald Trump-in që bëhet sikur ka qenë president”, ka shkruar një prej komentuesve në Twitter.

Më herët aktorja Winona Rider pretendoi se Mel Gibson përdori një term fyes për hebrenjtë, teksa aktori i mohoi akuzat e ngritura ndaj tij. Aktorët u përplasën pas pretendimeve se Gibson bëri komente antisemitike kundër saj.

Klan News