Së fundmi aktori i humorit Bes Kallaku, Xhensila dhe vajza e tyre Ajka kanë realizuar një video për festat e fundvitit.

Ata kanë dekoruar shtëpinë e tyre, duke krijuar një ambient të mbushur me drita e ngrohtësi. Familja shihet mëse e lumtur në këtë video duke përkëdhelur njëri-tjetrin, përqafuar dhe duke gatuar.

Të dy e në postuar këtë video në rrjetet sociale duke shkruar ndjesitë e tyre të sinqerta dhe të ndjera.

“Dashuria është mbi gjithçka! Në këtë vit të mbrapshtë, familja është gjitçcka e shenjtë. Festa të mbara, të bukura me njerëzit tuaj dhe familjet tuaja. Bekime dhe zemra të ngrohta. Me dashuri, familja Kallaku”, ka shkruar Xhensila në mbishkrimin e fotos.

 “Dritat e festave janë shumë të pakta në krahasim me dritën që na ke sjell ti Ajka. Vetem Zoti na ka në dorë! Lavdia e tij për gjithçka! Ai sjelltë një vit më të mirë për secilin prej jush, për çdo shqiptar. Zoti ju ruajtë. Me respekt, shpaja Kallakut! (Kjo është nga ata herët që bojm sikur po gatuajmë vetë)”, ka shkruar Besi.