Ana Lika është një prej aktoreve të reja më të njohura në vendin tonë. Sensi i humorit është ai që e dallon atë.

Ajo ishte sot e ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” ku rrëfeu arsyen se përse ka lënë baletin. Aktorja tha me humor se gjithnjë e ka ditur që është një yll në ngjitje dhe që s’mund të qëndronte vetëm me një profesion.

“Unë kam bërë 14 vjet balet klasik dhe e lashë, sepse operova gjurin. Kjo ishte arsyeja më e fortë. Por gjithsesi unë do ta lija baletin, sepse që fëmijë e dija që shkollën e lartë do ta bëja për aktrim. Unë kur e shikoja veten në pasqyrë e dija që isha një yll në ngjitje dhe nuk mund të rrija vetëm me një profesion”

, tha Lika.

/tvklan.al