Kur përgatisni ushqim, duhet të keni shumë kujdes gjatë përdorimit të mjeteve të mprehta në mënyrë që të mos dëmtoni veten, por ndonjëherë aksidentet janë të pashmangshme.

Kjo video e një nëne  që “pret” gishtin dhe më pas thërret dy djemtë e saj është bërë virale në internet.

Felicity Crane ishte duke gatuar darkën për familjen dhe ndërkohë mendoi që tu bënte një rreng fëmijëve të saj. Ajo vendosi të “priste” gishtin për të parë reagimin e dy djemëve, por në të vërtetë e gjitha ishte një shaka. Crane mori një ngjyrues të kuq dhe e leu pjesën tek karota e prerë, ndërsa gishtin e saj e përtheu.

Më pas nisi të bërtasë dhe djemtë erdhën menjëherë në kuzhinë. Duke vazhduar të bërtasë, ajo udhëzon ata se çfarë duhet të bënin. Njëri prej tyre merr tiganin nga lavamani dhe e vendos tek dora. Ndërsa djali tjetër shkon dhe merr një peshqir.

E impresionuar me përpjekjet e tyre, nëna u kërkon atyre të gjejnë telefonin e saj në mënyrë që ajo të kërkojë ndihmë. Djali i madh e pyet atë se ku e lënë, dhe më pas ajo u tregon se janë duke u filmuar dhe se e gjitha kjo ishte një shaka.

Video e postuar në TikTok javën e kaluar ka shkuar në 41 milionë shikime, por është bërë virale edhe në rrjetet e tjera sociale. /tvklan.al