Video që përloti Turqinë! Vajza e vogël nën rrënoja nuk i lëshon dorën shpëtuesit të saj, i thotë…



Video që përloti Turqinë! Vajza e vogël nën rrënoja nuk i lëshon dorën shpëtuesit të saj, i thotë…

16:47 04/11/2020

Ditën e djeshme mediat turke raportuan se një vajzë e vogël vetëm 4-vjeç është gjetur nën rrënoja 91 orë pas tërmetit. Ajo u nxorr e gjallë nga skuadrat e shpëtimit dhe u dërgua menjëherë në spital. Disa orë më vonë ata gjetën dhe trupin e pa jetë të nënës së saj. Babai dhe vëllai ishin shëndoshë e mirë sepse nuk ndodheshin në shtëpi kur ra tërmeti.

Gjatë kohës së shpëtimit të Ayda Gezgin, drejtuesi i ekipit të shpëtimit ia ka shtrënguar dorën vajzës së vogël dhe ia ka bërë më të thjeshtë këtë moment duke e përkëdhelur dhe duke i thënë fjalë të ëmbla.

Cem Erdogan: Ne të duam shumë, shpirt im! Je shumë e bukur, mos ki frikë vajza ime e bukur. E mësove emrin tim?

Ayda: Po.

Cem Erdogan: Si e kisha emrin?

Ayda: Xhem.

Cem Erdogan: Shiko, të gjithë janë këtu. Babai po të pret. Mbaj dorën time. Jam këtu me ty. Do jem gjithmonë pranë teje. /tvklan.al







Të ngjashme