Zv.ministri i Çështjeve Komunale në Kanada Paul Wynnyk, i cili mbikëqyr shpërndarjen e vaksinave COVID në province gjatë një dalje publike ka tentuar të vendosë maskën para kamerave, por mesa duket kjo gjë nuk u realizua në mënyrën më të këndshme të mundshme.

Ai ka dezinfektuar duart më pas mori maskën dhe e vendosi në mënyrë të tillë që ia mbuloi të gjithë fytyrën së bashku me syzet, e më pas ka nxjerrë syzet nga maska dhe i vendosi mbi të.

Kjo video është bërë virale mjaft shpejt dhe është shpërndarë nëpër rrjetet sociale në të gjithë botën. /tvklan.al