Veli Shabani tregoi në emisionin “Stop” historinë e tij absurde. Disa vite më parë, ai përfitoi një banesë sociale në Vlorë, për të cilën paguante kredi të butë.

“Meqënëse isha i pastrehë, bëra disa dokumente dhe i hodha në Bashkinë e Vlorës. M’i aprovuan dhe kur u ndërtua një godinë në vitin 2008, lidhëm kontratën. Kësti mujor ishte 95 mijë lekë të vjetra për t’i paguar për 25 vjet”,

tregoi zoti Veli.

Pas pak kohësh mendoi që të merrte 14 milionë e gjysmë lekë borxh dhe ta shlyente kredinë. Shabani mori dhe certifikatën e pronësisë së apartamentit, por dy vjet më vonë i thanë nga Enti i Banesave që duhet të paguante edhe 6 milionë lekë të vjetra, pasi ishte bërë gabim në përllogaritje.

Në fund më thotë je në gjyq me mua! Tani të vijë të më marrë edhe shpirtin po të dojë, unë s’kam se ç’bëj më. Unë para të tjera nuk kam të shlyej më se jemi dy pensionistë. Të vijnë të më vejnë thoin në grykë dhe të më çojnë aty ku është për t’u çuar”,

shtoi ai i shqetësuar.

Gazetarja e emisionit “Stop” bisedoi me përfaqësuesen e Entit Kombëtar të Banesave Vlorë, Aida Kedhin, e cila tha se njerëzit janë për të gabuar dhe tani çështjen duhet ta zgjidhë gjykata.

Aida Kedhi –

Është kapur shkelje në mënyrën e përllogaritjes së kësteve.

Gazetarja – Po kush e ka bërë përllogaritjen?

Aida Kedhi –

S’ka rëndësi…

Gazetarja – E ka bërë qytetari?

Aida Kedhi

Po e ka bërës’ka rëndësi se kush e bën, kush eee… janë lekë që duhen paguar.

Vjen këtu fundi, që ai (qytetari) thotë: Do ta mbyll, bëhet një llogaritje, ndodh që bëhet dhe gabim. Atëherë, ti do ta derdhësh këtë reston. Llogaritjet bëhen nga financieri, por ndodh që bëhet edhe gabim. E paguan qytetari, qytetari duhet ta paguajë se është vlerë e tij e lekëve. Edhe financieri njeri është, e bëri llogaritjen gabim. Kush thua që ta paguajë?

Gazetarja – Pse ta paguajë qytetari?

Aida Kedhi –

Po, patjetër se është vlerë e shtëpisë së tij. S’ka rëndësi me…  gabime bëhen, uuuaaa.., njeriu është për të gabuar.

Gazetarja – Njeriu është për të gabuar, por jo në kurriz të qytetarëve.

Aida Kedhi –

Po nuk është në kurriz. Po nuk ma mbush dot mendjen mua.

Gazetarja – Nuk dua të të mbush mendjen, dua një sqarim për këtë se s’kam ardhur për të…

Aida Kedhi

Sqarimin, nesër në 9:30 në sallë të gjyqit, hajde dhe dëgjoji!

Familja Shabani tanimë do të përballet me një kalvar të gjatë gjyqësor për shkak të gabimit të financierit të EKB Vlorë./

tvklan.al