Padyshim që pritja që po zhvillohet në sheshin “Nënë Tereza”, në këtë 20 vjetor të emisionit “Opinion”, nuk mund të kalonte pa surpriza.

E tilla ka qenë edhe intervista me Kryeministrin Edi Rama… për të qenë më të saktë, intervista që Kryeministri Rama i bëri gazetarit Blendi Fevziu.

Kështu, ndryshe nga zakonisht, Rama ka ardhur në rolin e intervistuesit, duke i drejtuar pyetje Fevziut.

Kreu i qeverisë u kujdes që ta pyeste Fevziun për çështje të ndryshme, personazhe, perceptime e mendime të tij personale përgjatë rrugëtimit 20 vjeçar në krye të emisionit “Opinion”.

Më lart keni mundësinë që të shihni intervistën e plotë./tvklan.al

https://www.youtube.com//embed/f8CVDnUeQko