Kryeministri Edi Rama, me anë të një videoje të postuar në rrjetet sociale sjell të dhënat e mbajtura të fshehta deri më tani, sipas tij, nga Policia e Shtetit, për kultivimin e kanabisit në vend, nga viti 2007 deri në 2013 – ën.

Këtë, kryeministri e shoqëron me fjalinë:

“Çfarë nuk na kanë thënë vite të tëra për kultivimin e kanabisit në Shqipëri”.

Në videon ilustruese shkruhet:

“A na e kanë thënë të gjithë të vërtetën për drogën?

Ja zonat ku është kanabisi gjatë viteve 2007 – 2013.

Të dhënat zyrtare të Policisë së Shtetit  për kultivimin e drogës, deri dje të mbajtura sekret.

Kjo është e vërteta që nuk na kanë thënë deri tani. Sot po luftojmë për zgjidhjen.”

Kjo dëshmi e Ramës me video, vjen në një kohë kur opozita vijon me akuzat ndaj qeverisë për kultivimin e drogës në vend./tvklan.al