Ngushëllimet e para për humbjen e kombëtares, Kryeministrja britanike Theresa May i mori nga Kryeministri shqiptar Edi Rama.

Në një video të postuar në profilin e tij në Facebook, Rama ka treguar se si i ka parë minutat e fundit të ndeshjes bashkë me Theresa May, kancelaren gjermane Angela Merkel dhe Presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan.

Të katërt janë mbledhur përreth një ekrani të vogël, në një nga ambientet ku po zhvillohet Samiti i Londrës dhe kur arbitri turk mbyll ndeshjen, Rama i rreh shpatullat Kryeministres britanike në shenjë ngushëllimi.

Këtë vit, Kupa e Botës vjen në Ballkanin Perëndimor”,

dëgjohet t’i thotë Rama Kryeministres britanike, duke qeshur.

Pak pasi publikoi video, Rama postoi një selfie me Presidenten kroate. Të dy duken njësoj të lumtur dhe të buzëqeshur për fitoren e Kroacisë.

Tv Klan