Kryeministri Edi Rama ka publikuar të mërkurën një video të projektit modern të autobusëve ndërurbanë dhe ndërkombëtarë të Tiranës.

Me një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë tha se Terminali Lindor i Tiranës në Farkë do të jetë gati brenda vitit 2019.

“Mirëmëngjes dhe me këtë projekt që brenda vitit 2019 do të bëhet Terminali Lindor i Tiranës në Farkë, një stacion modern i autobusëve ndërurbanë dhe ndërkombëtarë në kryeqytet, ju uroj një ditë të mbarë”

, shkroi kryeministri Rama në Facebook.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155500649941523/

/tvklan.al