Një grua shtatzënë e qëlluan me armë ndërkohë që po qëndronte në skenë sepse refuzoi të kërcente me një të ftuar të pirë gjatë një dasme në Indi. Kulvinder Kaur, 25 vjeç, u qëllua me një shotgan 12 kalibërsh, ndërkohë që po përformonte me trupën e saj në një dasmë në Punjab.

Ajo ishte 2-muajshe shtatzënë kur e qëlluan me armë në kokë të shtunën mbrëma. Vajzën e dërguan menjëherë në spitalin e Bathindas, Punjab ku ndërroi menjëherë jetë.

Burri i saj Rajinder Singh, tha se ajo punonte si kërcimtare, koreografe dhe përformonte kryesisht në dasma.

3B0E9AB500000578-4000868-image-a-58_1480936214998

Ai deklaroi se vrasësi i cili kishte qenë i ftuar në anën e dhëndrit, ishte dehur në dasmë dhe ishte nevrikosur kur i kishin thënë se s’mund të kërcente me valltaren kryesore ose trupën e saj.

Videoja është regjistruar me një telefon celular në momentin që po kërcente Kaur./tvklan.al