Reshjet e shiut në qarkun e Lezhës gjatë natës kanë qenë me intensitet të lartë.

Gazetari i Klan News Martin Marku raporton se prej shkak të reshjeve të dendura është fryrë përroi i Zmejës në Rrëshen dhe rrezikohet përmbytja e disa banesave si pasojë e daljes së tij nga shtrati.


Nga Shtabi i Emergjencave mësohet se si shkak i inerteve është bllokuar aksi Skuraj-Burrel. Gjithashtu mësohet se emergjencat civile ndodhen në terren për të monitoruar situatën./tvklan.al