Ajo i ka meritur plotësisht dy titujt “Mjeshtre e madhe e skenës” dhe “Artiste e Merituar” që i janë akorduar dhe duket se nuk do të heqë dorë nga pasioni i saj, që padyshim është kënga.

Pas një shkëputje të gjatë, këngëtarja Lindita Theodhori ka prezantuar klipin e saj më të ri “Lamtumirë”. Por ndryshe nga ajo ç’ka “thotë” titulli, Theodhori tregoi se ka të bëjë me rikthimin e saj në muzikë dhe se përmes kësaj kënge i thotë lamtumirë pauzës.

“Nuk kam punuar kurrë që të merrja tituj. Por publiku më pret dhe duke kënaqur ata, kënaqem edhe unë njëkohësisht. Projekti im i ri nisi me dëshirën e madhe për t’u rikthyer sërish në skenë. Këngën unë e kam bërë në Greqi me shumë dashuri. Titulli i këngës “Lamtumirë” është vënë për t’i thënë lamtumirë heshtjes dhe pauzës. Komentet që kam lexuar pas publikimit të këngës kanë qenë shumë prekëse dhe ata që më ndjekin unë nuk i quaj thjeshtë fansa, por miq”,

tha Theodhori.

/tvklan.al