Siç edhe ishte paralajmëruar, nata finale e spektaklit “C’est la vie” ka nisur me surpriza.

Finalen e ka hapur Thumb dhe Offchestra të cilët kanë rikthyer në “C’est la vie” edhe këngëtarin Kozma Dushi.

Ai këndoi bashkë me konkurrentet dhe Offchestrën, ndërkohë që ndau me publikun kujtimet e 10 viteve më parë nga pjesëmarrja e tij në “C’est la vie” ku tha se edhe në atë kohë spektakli ka patur emocione të mëdha dhe këngëtarë shumë të mirë.

“Mua më duhet sikur kanë kaluar 5-6 vite nga pjesëmarrja në “C’est la vie” 10 vite më parë”,

tha Dushi.

/tvklan.al