Gjyste Vulaj është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare në Malin e Zi dhe shumë e pëlqyer në Shqipëri e Kosovë.

Në fillimet e karrierës së saj nuk ka rënë në sy vetëm për zërin e saj, por edhe për stilin e veshjes pasi ishte nga ato këngëtare që guxonte shumë.

Këtë të hënë ajo ishte e ftuara e radhës në studion e “Rudina”, ku u pyet edhe për koncertin e një dite më parë të këngëtares Rita Ora. Gjyste Vulaj akuzoi se Rita Ora ka përdorur pa pyetur “Vallen e Rrugovës” që sipas saj është version që e ka bërë bashkëshorti i saj Sokol Vulaj.

Rudina Magjistari: E ndoqe koncerin e Rita Orës dhe Ermal Metës?

Gjyste Vulaj: Tani për koncertin e Rita Orës s’dua të flas sepse ajo ka përdorur një insert të muzikës së Sokolit pa pyetur, por unë i uroj suksese. Është “vallja e Rugovës”. Atë version e ka bërë Sokoli para shumë-shumë vitesh, diku 15-16 vjet më parë. Si kolegë që jemi duhet të kishte pyetur, por gjithsesi Rita Ora na ka zbardh fytyrën. Megjithëse u pendova që e thashë se…

Rudina Magjistari: Ke provuar të kontaktosh me të dhe t’i thuash pse?

Gjyste Vulaj: Jo, jo. Tek e fundit është kënaqësi që Rita Ora merr një muzikë nga ne. /tvklan.al