Robert Aliaj është një personazh mjaft kontravers. Ai është gjithnjë i veçantë në mënyrën se si shfaqet në televizion dhe pa frikë mund të themi se ka qenë “lezeti” i mjaft emisioneve.

Sot Aliaj ishte i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” nga ku ka nxjerrë “të palarat” e spektaklit “Dance with me”.

-Mamaqi: 

Dua të dalim direkt në temë, dua të na nxjerrësh të palarat e “Dance with me”, të Alketa Vejsiut dhe Verës. Na thuaj ndonjë gjë skandaloze.

-Aliaj:

Ermali nuk e di se ata i lajnë të gjitha gjërat përpara se të vijnë në emision.

-Mamaqi:

Na thuaj sa e keqe është Alketa, sa e papërsosur është?

-Aliaj:

Alketa është mostër, një mostër. Alketa është shumë profesioniste, është shumë e mirë. Në marrëdhënie pune është e mrekullueshme.

-Mamaqi:

Ti e do Alketën? Ajo ka thënë se ti je një e keqe e domosdoshme.

-Aliaj:

Alketa më do shumë dhe unë tani bëj maksimumin që të bëj sikur e dua. S’kam çfarë të bëj, duhen kthyer qokat.

/tvklan.al