Një aksident ajror ka ndodhur në Texas të SHBA-së të martën. Një avion është rrëzuar pasi u përpoq që të ngjitej në ajër. Autoritetet amerikane kanë njoftuar se ngjarja ka ndodhur pranë aeroportit.

Brenda avionit ndodheshin 21 persona, 18 prej tyre udhëtarë, dhe 3 pjesëtarë ekuipazhi. Vetëm 1 prej tyre ka pësuar disa dëmtime të lehta, por mësohet se fatmirësisht të gjithë ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas asaj, që shkruajnë mediat, avioni MD-87 u rrokullis dhe më pas mori flakë në një fushë pranë aeroportit. Siç duket edhe nga pamjet, avioni është përfshirë i tëri nga flakët.

Shefi i Shërbimeve të Emergjencës, tim Gibson, tha se në rastet e aksidenteve ajrore presin më të keqen, por “sot morën rezultatin më pozitiv që mund të shpresonin”./tvklan.al