Një avion ushtarak u rrëzua në një zonë të populluar në qytetin e Kanzki, në prefekturën e Saga të Japonisë. Video nga vendi i ngjarjes tregojnë tym dhe flakë që dalin nga një shtëpi, jo shumë larg një kopshti fëmijësh.

Duke folur për mediat vendase, Ministri i Mbrojtjes, Itsunori Onodera tha se helikopteri i Forcave Tokësore të Mbrojtjes ra në prefekturën e Saga gjatë kohës që po merrte pjesë në një seancë stërvitore.

Ai tha se zyrtarët në vendin e ngjarjes po punojnë për të përcaktuar dëmet nga kjo ngjarje, ndërsa nuk dihet ende sa është numri i viktimave.

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se drejtuesit e kopshtit thanë se fatmirësisht nuk ka fëmijë të lënduar.

/tvklan.al