Dy drejtues biçikletash u përplasën me njëri – tjetrin në qytetin e Shkodrës. Por si të mos mjaftonte kjo, dy personat e përfshirë në këtë aksident u përplasën edhe fizikisht. 

Sipas korrespondentes së “Aldo Morning Show” burrat u rrahën para një shkolle, në sytë e nxënësve të shumtë, të cilët dëshmuan të gjithë skenën.

“Të dy burrat nuk e kanë patur mendjen në momentin e përplasjes, por si gjithmonë kërkojnë të gjejnë fajin tek njëri-tjetri dhe janë rrahur para një shkolle në sy të fëmijëve duke krijuar panik”,

tha gazetarja.

Sipas saj është dashur ndërhyrja e njërëzve të tjerë për të qetësuar situatën dhe për të ndarë dy burrat./tvklan.al