Itali- Dy persona kanë vdekur si rezultat i rrjedhjes së gazit në një depo të Arkives së Shtetit në Arezzo. Sipas mediave italiane dy punonjësit kanë shkuar menjëherë në depo sapo është ndezur alarmi ku dhe janë asfiksuar si pasojë e erës së fortë të gazit. Gjithashtu një person i tretë është në gjendje të rëndë.

Alarmi ra rreth orës 08:00 në kohën kur punonjësit sapo hynë në punë.  Në vendngjarje mbërritën menjëherë karabinierët si dhe ekipet e zjarrfikjes. E gjithë zona rreth e përqark është bllokuar dhe punonjësit që ishin në institucion janë evakuuar.

/tvklan.al