“Kush vjen për drekë”, është emisioni më i ri që ka startuar në Tv Klan. Sot në puntatën e dytë të këtij emisioni kanë qenë të ftuar gazetari dhe prezantuesi, Saimir Kodra dhe aktorja, Rudina Dembacaj.

Kodra ka hyrë menjëherë në temë duke treguar se di të gatuajë mjaft mirë.

“Unë jam nga ato djem që kur më ikën gruaja dhe thërras shoqërinë di të gatuaj. Di të gatuaj dhe hamë dhe pimë për qejf”,

tha Kodra.

Por, ndërkohë që gazetari fliste, moderatorja e emisionit Arjola Shehu pyeti Dembacajn se si është me gatimin dhe aktorja nuk ka nguruar të përgjigjet duke thënë: “Atë do ta shohim” dhe i tregoi ‘muskujt’ kundërshtarit.

Por, reagimit të saj i është përgjigjur menjëherë duke qeshur Kodra teksa tha se kanë ardhur të gatuajnë dhe jo të ngrenë hekura. /

tvklan.al