Video/ Sa para ka Ilir Meta? 


Video/ Sa para ka Ilir Meta? 

22:19 30/12/2017

Presidenti Ilir Meta nuk i ka shpëtuar pyetjeve të sikletshme sot në emisionin “Xing me Ermalin”.

Ermal Mamaqi iu drejtua Presidentit duke i thënë se njërëzit mendojnë se ka shumë para dhe më pas i drejtoi pyetjen: A ke biznese?

Por Meta iu përgjigj duke iu thënë se pasuria e tij më e madhe është familja.

“Prandaj doje të kërkoje lekë borxh ti? Pasuria ime më e madhe është familja, miqësia dhe fjala e dhënë. Të tjerat janë gojëdhëna.

Varet se çfarë kupton me i varfër apo i pasur. Ka njerëz që t’i japësh gjithë botën nuk dinë se çfarë kërkojnë, ka të tjerë shumë modestë dhe plot dashuri”,

tha Meta.

/tvklan.al








Të ngjashme