Zhvendosja e Teatrit Kombëtar në skenën e re të quajtur “Turbina” ka sjellë revoltë të madhe tek artistët shqiptarë. Mbi 70 artistë kërkojnë anulimin e këtij vendimi, ndërkohë që ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro pohon se kjo është dakortësuar më herët me ata.

Për projektligjin për artin e kulturën e që artistët pretendojnë se ai është centralizues duke i dhënë pushtet absolut ministrit të Kulturës në emërimin e drejtorëve të institucioneve kulturore, bordeve artistike, krijimin e kolegjiumeve që miratojnë kalendarët dhe projektet artistike, Kumbaro pohon se ai është keqkuptuar.

Sot aktorët Gent Zenelaj, Neritan Liçaj, Arben Derhemi, Laert Vasili, Romir Zalla, Genci Fuga, Ema Andrea, Anila Bisha dhe Luli Hoxha ishin sot të ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, ku folën hapur për këtë çështje dhe shprehën pakënaqësitë dhe mosdarkotësinë lidhur me vendimin e Ministrisë së Kulturës.

Gjatë ditëve të fundit, tema debati në media ka qenë revolta e aktorëve të Teatrit Kombëtar në lidhje me zhvendosjen e godinës së institucionit dhe problemeve që ata kanë më një projektligj të Ministrisë së Kulturës.

Duke folur për mënyrën e menaxhimit të Teatrit Kombëtar, aktorja Anila Bisha tregoi se drejtori Hervin Çuli ia ka ndaluar që të punojë në teatër. Sipas saj, shkak janë bërë kritikat e saj në media karshi Teatrit Kombëtar.

“Këtë vit jam e paangazhuar sepse kam thënë mendimin tim në media se si po funksionon teatri dhe më ka thënë drejt e në sy drejtori i teatrit Çuli në zyrë se sa të jem unë ti nuk do të punosh se ke sharë teatrin. Ministrja duhet të reagojë”

, tha aktorja Anila Bisha.

Ema Andrea: Unë isha e lumtur që një hapsirë i është shtuar qytetit por nuk mund të jetë kurrsesi tatër. Ligji nuk ka funksionuar dhe për këtë arsye ka arritur këtu artisti. Artistët trajtohen si nënpunës. Pastruesi i skenës ka të njëjtin raport me artistin.

Neritan Liçaj: Janë dy pika që janë në kundërshtim me njëri-tjetrin. Që të ikë opera dhe të vijë teatri është e papranueshme edhe për kushtetutën. Arti është i depolitizuar edhe kjo bie prap në kundërshtim. Kjo të heq pavarsinë.

Laert Vasili: Sipas këtij projekti e gjithë vendimmarrja kalon në duart e një personi, ministres. Në rrethet ku jetojmë është si kryetari i bashkisë të vendosë gjithçka. Dje me një email ka reaguar zëdhënësja e ministrisë për media.

Arben Derhemi: Pa pasur lejen e ministreshës nuk mund të bësh teatër. Ne s’kemi probleme inteligjence, si thotë ajo që si paskemi kuptuar. Ministresha s’ka dashur një herë të na takojë, ne jemi grupet e interesit dhe me ne duhet të flasë ajo. Drejtori i Teatrit ka aprovuar një pjesë të Teatrit Kombëtar me regji të vëllait të ministres, Ben Kumbaros të papërkthyer akoma. Para dy ditësh ministrja thotë ju do ikni dhe aty do vijë opera.

Gentian Zeneli: Ne jemi revoltuar sepse e kemi kuptuar ministren. Sikur të dalë një biznesmen dhe të thotë unë hedh 100 mijë euro për teatrin s’mund ti hedhë pa marë aprovimin e ministres. Edhe sikur të mos kishte aspak vlerë teatri vetëm për nostalgji nuk duhet të hiqet.

Romir Zalla: Problemi i ligjit është ai që ka qenë gjithmonë, ka qenë ai i 2010-ës. Ky projekti i ri është më keq se ai i vjetri. Tani je i detyruar ndaj shtetit. Ndërkohë ligji duhet të merret edhe me ata që nuk janë të punësuar.

Genci Fuga: Unë jam kundër sepse të 15 nenet janë të rënda. Në rast se zhduken të gjitha teatrot e rretheve të cilat i merr ministria do mbyllen sepse do thonë ska aktivitet. Zhduk cirkun, pavarsinë e kinematografisë. Neni 15 heq çdo referencës të pagesës së artistit. Lista e pagesës për rolet bie poshtë dhe bëhen pjesë të negociatës.

Anila Bisha: Këta duan ta zhdukin teatrin që të mos ketë më trupë që të dalë të mbrojë teatrin. Më tremb fakti që duan ta zhdukin teatrin dhe e gjithë kjo bëhet për atë truall. Këtë vit jam e paangazhuar sepse kam thënë mendimin tim në media se si po funksionon teatri dhe më ka thënë drejt e në sy drejtori i teatrit Çuli në zyrë se sa të jem unë ti nuk do të punosh se ke sharë teatrin. Ministrja duhet të reagojë. 

/tvklan.al