Fieri nuk gjen paqe. Edhe pse prej ditësh po vijojnë të digjen mbetjet në zonën e Mbrostarit, disa vatra janë aktivizuar në zona të tjera.

Sot pasdite një zjarr i madh ka përfshirë kodrat në fshatin Cakran të Fierit. Sipas Klan News mësohet se flakët po përhapen në një zonë me ullinj dhe shumë bimë janë djegur.

Siç shihet dhe nga pamjet, zjarri është aktiv në disa vatra dhe pse forca të shumta janë në terren dhe po mundohen për shuarjen e tyre.

Fieri është një nga qarqet më të prekura nga zjarret, pasi vetëm gjatë muajit Korrik  është raportuar për 100 vatra që kanë djegur qindra hektarë bimësi./tvklan.al