Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Franca kanë nisur sulmet me raketa ndaj regjimit të Bashar al Assad në Siri. Gjatë operacionit që nisi herët në mëngjes, SHBA dhe aleatët synojnë të shkatërrojnë zonat ku mbahen armët kimike.

Ky sulm vjen disa ditë pas një sulmi me armë kimike në qytetin sirian të Doumës, ku mes viktimave pati edhe fëmijë. Pentagoni tha se raketat goditën kryeqytetin Damask si dhe dy vende pranë qytetit Homs.

Ambasadori i Rusisë në SHBA u shpreh se sulmi ndaj regjimit të Assad, vend aleat i tyre, nuk do të kalojë pa pasoja. Ndërsa Presidenti Trump e ka cilësuar të drejtë këtë sulm.

“Britania e Madhe, Franca dhe SHBA kanë drejtuar fuqinë e tyre kundër barbarizmit dhe brutalitetit”

, theksoi kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Ndërkohë, televizioni shtetëror sirian tha se forcat qeveritare të Bashar al Assad kishin qëlluar raketat e lëshuara drejt tyre për t’i rrëzuar dhe pretendon se vetëm një objekt në Damask është dëmtuar. Kurse Gjenerali amerikan Joseph Dunford renditi tre objektiva që ishin shkatërruar nga sulmet.

/tvklan.al